“Më mirë të luaj për Valencian sesa ta ngroh bankën rezervë në Barcelonë”

  • 22 July 2019 - 10:57
“Më mirë të luaj për Valencian sesa ta ngroh bankën rezervë në Barcelonë”

Jasper Cillessen është lodhur duke u ulur në bankën e rezervistëve në Barcelonë prandaj nuk e sheh si hap prapa kalimin në Valencia.

Valencia e bleu portierin holandez për 35 milionë euro në qershor, i cili tri sezonet e fundit i kishte kaluar në Barçë si portieri i dytë.

30-vjeçari i fitoi pesë trofe të mëdhenj në Camp Nou, përfshirë dy tituj në La Liga, por asnjëherë nuk qe në gjendje ta fitojë vendin e titullarit para Marc-Andre ter Stegen nën udhëheqjen e Ernesto Valverdes.

Përfaqësuesi holandez i bëri vetëm 12 paraqitje në të gjitha garat për gjigantin katalonas sezonin e kaluar dhe beson se kalimi në Valencia është hap pozitiv në karrierën e tij.

“Nuk kam pasur probleme me Barcelonën apo ndonjë ekip tjetër. Për mua, më e rëndësishmja është të luaj. Kjo është arsyeja e vetme përse kam ardhur këtu”, tha Cillessen për Marca.

“Kalimi në Valencia nuk është hap prapa. Më mirë të luaj në Valencia sesa të qëndroj në stol në Barcelonë. Ky nuk është hap mbrapa”, shto ai. 

(Kosova Sot Online)