Gjyqtari i ndeshjes së paharrueshme Barça – PSG: Ende s’e kam referuar asnjë ndeshje të përkryer

  • 22 July 2019 - 10:59
Gjyqtari i ndeshjes së paharrueshme Barça – PSG: Ende s’e kam referuar asnjë ndeshje të përkryer

Derisa fitorja e jashtëzakonshme e Barcelonës 6:1 kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve është një ndeshje që shumë njerëz nuk e kanë harruar, gjyqtari i asaj nate, Deniz Aytekin, duket se e ka fshirë nga kujtesa.

I pyetur se cili ka qenë gabimi ma i madh si gjyqtar në karrierën e tij, Aytekin nuk e përmendi natën e famshme në Barcelonë, kur klubi katalonas e përmbysi humbjen 4:0 nga ndeshja e parë në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve 2017, duke e dërrmuar 6:1 PSG-në.

Ai përmendi një rast tjetër, një penallti që nuk ia kishte dhënë Marco Reusit kur ky i fundit luante për Borussia Monchengladbach.

“Mbaj mend se nuk ia dhashë një penallti Marco Reus kur ai luante për Borussia Monchengladbach”, tha Aytekin.

“Ata e humben atë ndeshje dhe ai gabim me mbeti në mendje për shumë kohë. Mediat shkruan shumë për të dhe tifozët më fajësuan mua për një kohë të gjatë”, shtoi ai.

“Ende nuk e kam referuar një ndeshje të përkryer”, shtoi ai.

Gjyqtari gjerman, i cili ia dha dy penallti kontroverse Barcelonës në fitoren 6:1 ndaj PSG-së dhe si pasojë e referimit në përgjithësi atë natë, u pezullua nga UEFA dhe nuk iu dha e drejta për të referuar në ndeshjet e mbetura të sezonit 2016/17.

(Kosova Sot Online)