Griezmann: Messi ende s’më ka uruar mirëseardhje në Barcelonë

  • 22 July 2019 - 15:21
Griezmann: Messi ende s’më ka uruar mirëseardhje në Barcelonë

Antoine Griezmann ka thënë se ende nuk ka dëgjuar nga Lionel Messi pasi iu bashkua Barcelonës, por e zbuloi mesazhin e mirëseardhjen që ia kishte dërguar Luis Suarezi.

Griezmann iu bashkua Barçës këtë muaji, pasi klubi katalonas e pagoi klauzolën e lirimit të tij nga Atletico Madridi në vlerë 120 milionë euro.

Përfaqësuesi francez tregoi se ka marrë mesazhe të ngrohta të mirëseardhjen nga lojtarët dhe stafi prezent në turin e Barçës në Japoni, edhe pse në seancën e parë stërvitore, bashkëlojtarët e rinj ia futen topin nën këmbë dy herë atij.

Messi dhe Suarez nuk janë pjesë e turit në Azi për shkak se kanë qenë me kombëtaret e tyre në Kupën e Amerikës deri vonë, por ky i pari ende nuk i ka shkruar prurjes së re.

“E vërteta është se gjithçka nisi keq sepse ma futen topin mes këmbëve dy herë në seancën e parë stërvitore. Fatmirësisht, kam marrë mësim”, tha Griezmann.

“Messi s’më ka telefonuar ende, por Suarezi po. Ai më uroi dhe më shprehu mirëseardhje. Grupi më ka mirëpritur dhe jam i lumtur që do ta ndaj zhveshtoren me ta”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)