Nuk ndalet Muriqi, tri ndeshje tre gola për Fenerbahcen
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi nuk ndalet se shënuari gola
Vedat Muriqi është duke shkëlqyer në çdo ndeshje që po paraqitet me skuadrën e tij të re, Fenerbahce.
Sulmuesi kosovar ka shënuar sot përsëri në një ndeshje të klubit të Stambollit në minutën e 25 kundër skuadrës së Wolfsburgut.
Edhe ky gol erdhi pas një ndërprerje, ky më se miri në zonë u gjend Muriqi për të shënuar me këmbën e majtë të tij.
Kujtojmë se Muriqi u transferua në Fenerbahce nga Rizespor, me të cilën skuadër shënoi 17 gola sezonin e kaluar.
(Kosova Sot Online)