“Arsenali mund ta zëvendësojë Aubameyangun”

  • 22 July 2019 - 20:56
“Arsenali mund ta zëvendësojë Aubameyangun”

Top golashënuesi i “Gunners” është lidhur me një kalim në Old Trafford kurse ish portieri i ekipit londinez mendon se nuk duhet përjashtuar shitja e sulmuesit

Legjenda e Arsenalit, Jens Lehmann thotë se Pierre-Emerick Aubameyang mund të zëvendësohet në Arsenal nëse ai transferohet në Manchester United, derisa ka kritikuar Arsenalin se për momentin nuk ka ekip të mirë.

Shitja e Aubameyangut në United do të bënte që fondi për blerje të rritet dhe Lehmann  beson se Arsenali do ja del më mirë pa top golashënuesin e tyre.

“Nëse përfundoni të pestit në ligë, ju mund të shisni lojtarë. Nëse ai do të shkojë në United, një lojtar i ri do të vinte dhe do ja dilte më mirë se ai”, tha ai për median gjermane DAZN.

“Synimi i Arsenalit nuk është që të përfundojnë në vendin e pestë apo të gjashtë”.

Por, me mendimin e portierit nuk pajtohet një legjendë tjetër e Arsenalit, Ray Parlour, i cili thotë se do të ishte “çmenduri” nëse Arsenali lejon që ti largohet 30 vjeçari, i cili shënoi 31 gola sezonin e kaluar.

(Kosova Sot Online)