Reagon ashpër Zidane: S’e kam ofenduar askënd, Bale s’luajti sepse nuk deshi vetë

  • 23 July 2019 - 08:22
Reagon ashpër Zidane: S’e kam ofenduar askënd, Bale s’luajti sepse nuk deshi vetë

Zinedine Zidane pohon se Gareth Bale kishte refuzuar të paraqitjet për Real Madridin në ndeshjen parasezonale kundër Bayern Munich dhe këmbëngul se asnjëherë nuk e ka ofenduar askënd.

Trajneri i Real Madridit Zidane tha të shtunën në mbrëmje pasi Bayerni e mundi skuadrën e tij 3:1 se Bale është shumë pranë largimit nga klubi dhe se shkuarja e tij do t’i bënte nder të dy palëve, duke shtuar se nuk ka asgjë personale me uellsianin.

Menaxheri i Bale, Jonathan Barnett, ndërkohë, reagoi ashpër ndaj komenteve të Zidane, duke e quajtur francezin të pacipë dhe duke e akuzuar atë për mungesë respekti ndaj një lojtari, siç e përshkroi, që ka bërë aq shumë për Real Madridin.

Por, duke folur për media të martën para ndeshjes parasezonale të Realit kundër Arsenalit, Zidane u sqarua: “E para, kurrë nuk e kam ofenduar askënd dhe më e rëndësishmja asnjë lojtar”.

“Gjithmonë e kam thënë të njëjtën gjë. Lojtarët janë gjëja më e rëndësishme këtu. Unë jam me secilin lojtar që është këtu”, shtoi ai.

“E dyta, kam thënë se klubi po punon për largimin e Gareth. E treta, dhe më e rëndësishmja, ai nuk luajti (ndaj Bayernit) sepse vetë nuk deshi. Klubi po punon për largimin e tij. Tani për tani, ai është lojtar i Real Madridit dhe do të stërvitë me ne”, theksoi Zidane.

(Kosova Sot Online )