“Isha lojtar i Real Madridit për pak minuta, derisa më thirri Maradona”

  • 23 July 2019 - 09:02
“Isha lojtar i Real Madridit për pak minuta, derisa më thirri Maradona”

Kily Gonzalez ka zbuluar se ishte shumë afër të bëhej lojtar i Real Madridit në kohën kur luante për Rosario Central, por Diego Maradona kishte ndërhyrë dhe e kishte ndaluar përfundimisht kalimin e tij në kryeqytetin spanjoll.

Para se të kalonte në futbollin evropian, Kily ishte vëzhguar nga Reali, megjithatë, ai u transferua te Real Zaragoza në fund përmes Boca Juniors. Në vonë, ai luajti edhe për Valencian dhe Interin.

“Fernando Redondo më tha se bagazhi im ishte gati dhe se unë do t’i bashkohesha Real Madridit në turin parasezonal në Gjenevë”, tha Kily për TyC Sports.“Kur luaja për Rosario Central, as që e dija kush ishte Real Madridi sepse televizori nuk më punonte siç duhet. Real Madridi ma dërgoi një parakontratë të cilën duhet ta nënshkruaja, por Diego Maradona ndërhyu dhe më tha të kaloja te Boca Juniors jo në Madrid”, zbuloi ai.

“Isha 20 vjeç dhe kur dëgjova se Boca ishte e interesuar për mua ishte personi më i lumtur në botë. Kjo është arsyeja përse e refuzova Real Madridin dhe qëndrova në Argjentinë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )