Plani B i Real Madridit nëse dështon Pogba

  • 23 July 2019 - 10:34
Plani B i Real Madridit nëse dështon Pogba

Sipas gazetës spanjolle “AS”, Real Madridi i ka dy plane në këtë afat kalimtar: Plani Pogba dhe plani B, i cili do të përdoret nëse transferimi i mesfushorit francez dështon.

Real Madridi është duke punuar vazhdimisht për ta transferuar Paul Pogban nga Manchester Unitedi.

Francezi, i cili është i dëshiruari i trajnerit Zinedine Zidane, është në agjendën e Real Madridit dhe Juventusit. Si Zidane, as trajneri i kampionit italian Maurizio Sarri s’e ka fshehur admirimin për francezin, prandaj “Zonja e vjetër” shihet si kërcënim për Real Madridin në pistën Pogba.

Përkundër konkurrencës nga Juve, gjiganti spanjoll megjithatë është i qetë dhe nuk po ngutet për ta transferuar Pogban.

Sipas AS, Real Madridi e ka një plan tjetër për Pogban, sepse mendon se Unitedi do ta zbusë qëndrimin në fund të muajt gusht për shkak të presionit nga francezi. Madridi mendon se në fund Unitedi nuk do të ketë opsion tjetër pos të dorëzohet dhe ta shesë atë.

Përndryshe, sipas gazetës spanjolle nëse transferimi i Pogbas dështon përfundimisht, atëherë Real Madridi do ta transferojë një mesfushor tjetër në vend të tij.

(Kosova Sot Online )