Historia inspiruese e transferimit rekord të Aston Villës, Wesley Moraes

  • 23 July 2019 - 11:07
Historia inspiruese e transferimit rekord të Aston Villës, Wesley Moraes

Transferimi rekord i Aston Villës, Wesley Moraes, ka një histori rrëqethëse nga jeta e tij, e që e kompletoi ditë më parë ëndrrën e tij për të luajtur në Ligën Premier.

Sulmuesi 22-vjeçar u transferua te skuadra angleze për 27 milionë euro nga Club Burgge, mirëpo ka një histori inspiruese se si arrit deri në ligën angleze.Braziliani e humbi babain nga tumori në tru kur ishte në moshën nëntëvjeçare,  derisa në moshën 16-vjeçare kishte dy fëmijë me dy gra të ndryshme.Në po atë moshë, ai dëshironte të depërtonte në botën e futbollit, mirëpo ishte e pamundur, pasi punonte në një fabrikë, mirëpo ishte në prova te Atletico Madrid për tre muaj.

Moraes mori pjesë në një garë me të rinjtë e Los Rojiblancos, ndërsa ishte pjesë edhe skuadrave si, AS Nnacy dhe Evian në Francë, por pa sukses.

Por, me kalimin e viteve, ai arriti të kap interesimin e skuadrës nga Sllovakia, AS Trencin, pas suksesit që tregoi në prova tek ata.Braziliani qëndroi vetëm një sezon te skuadra sllovake, duke shënuar tetë gola në 22 ndeshje, para se të kalonte te Club Brugge në Belgjikë.

Situata e rij e pazakonshme, bëri që klubi belg të përkujdesej më shumë për të dhe t’i ofronin kushte më të mira, në mënyrë që të fokusohej vetëm në futboll.

“Ne kishim një pasqyrë të mirë të lojtarit para se ta transferonim”, ka thënë trajneri Devy Riguax për Stuart Jamesin nga The Guardian.

(Kosova Sot Online )