Pas historisë së bujshme të përdhunimit, gjykata merr vendimin për Cristiano Ronaldo-n

  • 23 July 2019 - 11:40
Pas historisë së bujshme të përdhunimit, gjykata merr vendimin për Cristiano Ronaldo-n

Prej shtatorit të vitit të kaluar Cristiano Ronaldo është vënë në qendër të mediave për shkak të akuzave të përdhunimit që rëndojnë mbi të.

Kathryn Mayorga pretendon se futbollisti e ka përdhunuar në një dhomë hoteli në Las Vegas në vitin 2009.

Modelja deklaroi se pas aktit të rëndë Ronaldo i ofroi asaj 375 mijë dollar në shkëmbim të heshtjes.

Çështja shkoi në gjykatë dhe tani pas 10 muajsh ka dalë vendimi për fatin e futbollistit.

Mediat e huaja shkruajnë se prokurorët për shkak se pretendimet kundrejt futbollistit nuk mund t’i provojnë, asnjë akuzë penale nuk do të ngrihet ndaj tij.

Kujtojmë se vetë Ronaldo i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat nëpërmjet një deklarate të bërë menjëherë pas fjalëve të Kathryn.

“Mohoj kategorikisht çdo akuzë që po lëshohet ndaj meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm, i cili qëndron në kundërshtim me atë çka unë besoj. Refuzoj të ushqej një spektakël mediatik të krijuar nga njerëz që kërkojnë të promovohen në kurrizin tim. Ndërgjegjja ime e qetë do më lejojë të pres me qetësi rezultatet e çdo hetimi,” është shprehur futbollisti.

(Kosova Sot Online)