Brest interesohet për Eros Grezdën

  • 23 July 2019 - 12:38
Brest interesohet për Eros Grezdën

Eros Grezda pritet të ndryshojë skuadër në këtë afat kalimtar veror, pasi duket se aventura e tij te Gasgow Rangers ka përfunduar.

Sulmuesi shqiptar kishte paraqitje mesatare me skuadrën nga Liga e Skocisë , ndërsa është në mesin e lojtarëve që mund të largohet.Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë në këtë afat kalimtar po kërkon një skuadër të re, e që mësohet se Steven Gerrard i ka bërë të ditur që të kërkojë një klub të ri. Grezda me shumë gjasë do të largohet nga Skocia, mirëpo do të shënojë një ngritje në karrierë, derisa Rangers ka pranuar ofertën e parë.Skuadra e rikthyer në Ligue 1, Brest, është e interesuar në shërbimet e sulmuesit shqiptar, derisa ka pyetur për çmimin e bomberit te klubi skocez.

Rangers kërkon të paktën 1.7 milion euro, në mënyrë që të mos humbasë shumë nga shuma që pagoi një vit më parë, dy milionë. 

(Kosova Sot Online )