Conte: Nuk e kam menduar rikthimin te Juve

  • 23 July 2019 - 15:05
Conte: Nuk e kam menduar rikthimin te Juve

Trajneri i Interit, Antoino Conte, ka thënë se ai nuk e kishte në mendje rikthimin te Juventusi dhe se është i lumtur që është angazhuar te Nerazzurët për ta kthyer klubin në majat e futbollit.

Strategu italian shihej si zëvendësues i Massimiliano Allegrit, që u largua pas pesë vitesh në krye të skuadrës së Zonjës së Vjetër, mirëpo ai është shprehur i lumtur që ka kaluar në Giuseppe Meazza.

“Jo, nuk isha duke menduar rikthimin në stolin e Juves. Nuk kam pranuar asnjë thirrje, ishte Interi që ka treguar vendosmëri dhe interesim për mua. Më bindi projekti i tyre”, ka thënë Conte.

“Është tani përgjegjësia ime që të ndërtoj diçka të re në klub, të fitojë trofe së bashku dhe të kemi një skuadër për të ardhmen”, ka shtuar më tej ai. 

Kampioni i Serie A-së thuhej se e kishte në listë Conten, mirëpo ata më pas vendosën ta transferonin Maurizio Sarrin, që u largua nga Chelsea, pas vetëm një viti në krye të skuadrës.

Deri më tani Interi ka kompletuar katër transferime si, Diego Godin, Stefano Sensi, Nicolo Barella dhe Valentino Lazaron.

(Kosova Sot Online)