Guardiola i kundërshton kritikat e ashpra të Kinës ndaj Manchester City

  • 23 July 2019 - 15:56
Guardiola i kundërshton kritikat e ashpra të Kinës ndaj Manchester City

Pep Guardiola nuk pajtohet me kritikat që Manchester City i tij i mori nga Kina se turi i gjigantit anglez ishte plotësisht komercial dhe jo për të mirën e tifozëve kinezë, duke theksuar se ato nuk përkojnë me realitetin.

City, fluturimi i të cilit drejt Kinës u shty për dy ditë, e mposhti West Hamin në ndeshjen e parë në Premier League Asia Trophy para se të humbiste ndaj Wolves në penallti në finalen e së dielës.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Kinës, Xinhua, e shkroi një artikull plot kritika ndaj City, duke sugjeruar se klubi nuk kishte treguar përkushtim ndaj tifozëve kinezë dhe se kishte marrë pjesë në këtë turne miqësor vetëm për të fituar para e jo zemra e mendje. 

Por, i pyetur për këto akuza, Guardiola tha se ato nuk përkojnë aspak me realitetin dhe se klubi i tij ishte i përkushtuar ndaj tifozëve që e kishte takuar gjatë turit.

“Më duhet të them se nuk pajtohem dhe se këto akuza janë false. Kemi kaluar një kohë të jashtëzakonshme në Shangai”, tha Guardiola.

“Ne ishim të përkushtuar ndaj bashkëpunimit që na u kërkohet këtu në Kinë. Njerëz të hotel dhe të gjithë njerëzit e tjerë na kërkonin të bënim gjëra dhe ne u shprehem të gatshëm t’i bënim. Nuk kuptoj çfarë po thotë të tjerët, sepse nuk përkon aspak me realitetin”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)