Shkëndija nis aventurën në Europa Ligë, me këtë ekip luan kundër Dudelange

  • 23 July 2019 - 16:42
Shkëndija nis aventurën në Europa Ligë, me këtë ekip luan kundër Dudelange

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija do të luajë sonte në Shkup kundër ekipit kampion të Luksemburgut Dudelange 

Pas eliminimit të papritur nga ekipi estonez Nomme Kalju në Ligën e Kampionëve, Shkëndija e Tetovës nuk i ka dhënë fund ëndrrës së saj për të luajtur në një ligë të fortë në Europë.

Edhe pse nuk është në Ligën e Kampionëve, kampioni i maqedonoveriorëve do të luajë kundër Dudelanget në kuadër të xhiros së dytë të Europa Ligë.

 

Ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e Kombëtares se Maqedonisë në Shkup, “National Arena Todor Proeski”, kurse trajneri i Shkendijës edhe në këtë ndeshje do të startojë me sistem 4-2-3-1, ku sulmit i prin Radeski, kurse pas tij janë: Ibraimi, Juan Filipe dhe Stenio Junior.

Në anën tjetër kampioni i Luksemburgut paraqitet me një sistem 3-5-2, pra me një mesfushë të ngjeshur.

Luksemburgasit synojnë të nxjerrin një rezultat pozitiv në Shkup, pasi që ndeshjen e kthimit e luajnë si vendas. 

(Kosova Sot Online)