Serbja provokuese në konferencë...para sfidës me shqiptarin e Kosovës

  • 23 July 2019 - 17:54
Serbja provokuese në konferencë...para sfidës me shqiptarin e Kosovës

Kampioni finlandez HJK Helsinki është kundërshtari i Cërvena Zvezdës nga Beogradi në rrethin e dytë eliminator për Champions League në futboll. 

Momentalisht kampionati finlandez është në zhvillim e sipër dhe pas 16 ndeshjeve HJK është i katërti, me tre pikë më pak se skuadra e parë, por me dy ndeshje më shumë. 

Ata në edicionin e kaluar e fituan titullin e 29-të në histori të klubit. 

Trajneri i tyre është 36-vjeçari Finn Toni Koskel, gjersa nën urdhrat e tij është edhe sulmuesi shqiptar nga Kosova, Erfan Zeneli.

Në konferencën para ndeshjes të Cërvena Zvezdës, trajneri mbeti tërësisht nën hije pasi që vëmendjen e fitoi gazetarja Tatjane Sajkoviq, shkruan Kurir. 

Kjo e fundit u dallua me veshjen provokuese në konferencë para sfidës së Zvezdës me Helsinkin e Erfan Zenelit.

(Kosova Sot Online)