Griezmann për lëndimin ndaj Chelseat: Ishte ndërhyrje e ndyrë, do jem gati për ndeshjen e radhës

  • 24 July 2019 - 08:36
Griezmann për lëndimin ndaj Chelseat: Ishte ndërhyrje e ndyrë, do jem gati për ndeshjen e radhës

Antoine Griezmann ka bërë debutimin te Barcelona, pas kalimit që e realizoi në këtë afat kalimtar nga Atletico Madridi për 120 milionë euro.

Sulmuesi francez luajti në pjesën e parë gjatës humbjes 2-1 ndaj Chelseat në miqësoren që u zhvillua në Japoni për ‘Rakuten Cup’.Fituesi i Kupës së Botës ka thënë se ai ndihet krenar që ka debutuar në fanellën e Blaugranasëve, derisa ka thënë se nuk ka pësuar lëndim serioz. “Ishte shumë speciale që e vesha fanellën e Barcelonës”, ka thënë Griezmann. “Nuk ishte e mirë që humbëm, por jam i sigurt që ndeshje më të mira do të vijnë. Ata ishin minutat tonë të parë dhe duhet të zhvillohej”. “Lëndimi? Kisha dhimbje në fillim, por tani ka kaluar”, ka thënë francezi pas përplasjes që kishte me Jorginhon. “Do të jem i gatshëm për ndeshjen e radhës. Ishte një ndërhyrje e ndyrë, pasi ai erdhi nga mbrapa, por ky është futbolli”.

Griezmann pritet që në sezonin e ri ta udhëheq sulmin e Barcelonës së bashku me Luis Suarezin dhe Lionel Messin, derisa Ernesto Valverde ka thënë se pret shumë nga ai. 

(Kosova Sot Online )