Bayerni e mposht Milanin në debutimin e trajnerit Giampaolo

  • 24 July 2019 - 09:02
Bayerni e mposht Milanin në debutimin e trajnerit Giampaolo

Marco Giampaolo ka debutuar në stolin e Milanit me humbje minimale ndaj Bayern Munich në një ndeshje të International Champions Cup të mërkurën.

Leon Goretzka e shënoi golin e vetëm në ndeshje dhe i dhuroi Bayernit fitoren ndaj Milanit në turneun miqësor parasezonal.

Giampaolo u emërua trajner i Milanit duke e braktisur Sampdorian këtë verë, pasi Gennaro Gattuso dha dorëhejqe nga pozita në fund të sezonit 2018/19.

Blerja e re Theo Hernandez, i ardhur nga Real Madridi, debutoi si titullar, derisa edhe djali i Paolo Maldinit – Daniel – ishte në 11-shën startuese për kuqezinjtë.

Për skuadrën e Niko Kovacit, ndërkohë, kjo ishte fitorja e dytë në International Champions Cup. 

(Kosova Sot Online)