Shqetësohet Real Madridi, lëndohet keq Asensio dhe dërgohet në spital

  • 24 July 2019 - 09:04
Shqetësohet Real Madridi, lëndohet keq Asensio dhe dërgohet në spital

Ylli i Real Madridit, Marco Asensio u bart me barelë jashtë me barelë pasi e pësoi një lëndim shqetësues në gju, në fitoren e skuadrës së tij me penallti kundër Arsenalit në International Champions Cup në Maryland.

Mesfushori sulmues u lëndua gjatë një dueli me Pierre-Emerick Aubameyang pasi i ngeci këmba në bar kur akrepat shënon një orë lojë dhe u rrëzua në fushë duke e mbajtur gjurin me dorë.

Ai u pa duke e mbajtur gjurin në agoni dhe më pastaj e fshehu fytyrën duke i mbuluar emocionet derisa stafi mjekësor e largoi nga fusha.

Pas ndeshjes, trajneri Zinedine Zidane tha se lëndimi duhet serioz.

“Është shqetësues. Shpresojmë se jo. Ai ka shkuar drejt e në spital për të bërë teste. Duket keq”, tha Zidane.

(Kosova Sot Online)