Pamje: Ronaldo tallet me policinë kineze

  • 24 July 2019 - 10:45
Pamje: Ronaldo tallet me policinë kineze

Një fans ka mësyrë në fushë, në Nanjing të Kinës, ndërkohë që po stërvitej skuadra e Juventusit, në prag të ndeshjes së sotme përballë Interit, e vlefshme për International Champions Cup.

Ai është ndalur menjëherë nga forcat e sigurisë dhe ato të policisë në Kinë, pa arritur të shkojë te idhujt e tij, Cristiano Ronaldo me shokë, ndërsa vetë portugezi më pas është bërë protagonist.

I habitur nga ndërhyrja e ashpër e forcave të sigurisë, Ronaldo ka tentuar të zhdramatizojë situatën, duke ngacmuar njërin prej policëve, teksa ky i fundit reagoi vetëm me një vështrim nervoz në drejtim të yllit portugez.

(Kosova Sot Online)