Lëndimi i Asensios e ndryshon fatin e James

  • 24 July 2019 - 14:21
Lëndimi i Asensios e ndryshon fatin e James

Lëndimi serioz në gju i Marco Asensios mund ta detyrojë Real Madridin ta mbajë James Rodriguezin në skuadër.

Mesfushori kolumbian kërkohet me ngulm nga Napoli dhe Atletico Madrid dhe nuk ka qenë asnjëherë në planet e trajnerit Zinedine Zidane, por gjërat mund të ndryshojnë shkaku i Asensios.

Asensio u lëndua në fitoren e Real Madridit me penallti ndaj Arsenalit në Internacional Champions Cup të mërkurën dhe u dërgua direkt në spital. 

Gjiganti spanjoll njoftoi më vonë se sulmuesi e ka dëmtuar rëndë gjurin dhe do të mungojë të paktën nëntë muaj, që nënkupton se ai e ka humbur tërë sezonin.

Si pasojë, mediat spanjolle shkruajnë se kjo mund t’ia ndryshojë fatin Jamesit dhe se Madridi do të vendosë përfundimisht për të sot më vonë.

(Kosova Sot Online)