Rashica prezanton këpucët e reja të futbollit me flamur të Kosovës dhe të Shqipërisë

  • 24 July 2019 - 14:22
Rashica prezanton këpucët e reja të futbollit me flamur të Kosovës dhe të Shqipërisë

Milot Rashica i ka prezantuar këpucët e reja sportive, në të cilat e ka vendosur flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar shqiptar. Ylli kosovar synon një tjetër sezon të suksesshëm me Werder Bremenin dhe me “Dardanët”

Milot Rashica nuk e harron atdheun e tij dhe shqiptarët kudo që shkon.

Ylli kosovar së fundmi e ka postuar një video në rrjetin social Instagram, ku i ka prezantuar këpucët e reja të futbollit, të firmës Nike.

Ndër të tjera, në këpucët me ngjyrë të kaltër, vushtrriasi e ka vendosur edhe flamurin e Kosovës dhe flamurin kombëtar shqiptar. 

Ndër të tjera, në videon e postuar në Instastory, Rashica i ka vendosur edhe tri figura të flakës, duke paralajmëruar një tjetër sezon të zjarrtë me Werder Bremenin dhe me Kombëtaren e Kosovës.

Gjithashtu, nuk mungojnë as inicialet e emrit dhe mbiemrit, por edhe të numrit të preferuar të fanellës, “MR7”

Rashica e kaloi një sezon fantastik, sidomos që nga fillimi i vitit 2019, ku ishte i papërmbajtshëm.

Image

(Kosova Sot Online)