I shënoi gol, Ronaldo me fjalë të mëdha për Interin e Conten

  • 24 July 2019 - 16:19
I shënoi gol, Ronaldo me fjalë të mëdha për Interin e Conten

Cristiano Ronaldo ka folur pas ndeshjes së fituar me penallti ndaj Interit. 90 minutat e ndeshjes u mbyllën 1-1, ndërsa kampionët e Italisë fituan 4-3 nga 11-metërshat.

Ylli i "Zonjës së Vjetër" shënoi golin e barazimit nga një goditje dënimi. Ai foli pas ndeshjes për Interin dhe Antonio Conten. 

"Luajtëm mirë, sidomos në pjesën e dytë. E merituam të fitonim. Interi luajti mirë, janë një skuadër fantastike me një trajner të madh. Një kënaqësi të luash në Nanjig, me një publik që më mbështet mua dhe Juventusin", - u shpreh portugezi pas sfidës. 

(Kosova Sot Online)