PSG mbyll transferimin, 32 mln euro për blerjen e 29-vjeçarit!

  • 24 July 2019 - 17:11
PSG mbyll transferimin, 32 mln euro për blerjen e 29-vjeçarit!

Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshjen me Everton për të marrë shërbimet e mesfushorit Idrissa Gueye. Për kartonin e 29-vjeçarit klubi francez do të paguajë 32 mln euro, plus bonuse të tjera që lidhen me rendimentin e lojtarit. 

“Sky Sports” bëri me dije se gjithçka është mbyllur, edhe lojtari ka akord me PSG-në dhe tashmë mund të konsiderohet si blerja e radhës e kampionëve të Francës. Senegalezi është titullar i padiskutueshëm tek Everton, ku sezonin e kaluar luajti në 33 ndeshje, 32 prej tyre titullar.

(Kosova Sot Online)