Luca Zidane kërkon të ndryshoj kombëtare, nuk dëshiron të përfaqësojë më Francën

  • 25 July 2019 - 09:44
Luca Zidane kërkon të ndryshoj kombëtare, nuk dëshiron të përfaqësojë më Francën

Luca Zidane, biri i trajnerit të Real Madridit, Zinedines, raportohet se po dëshiron të ndryshojë kombëtare.

Portieri i madrilenëve që është huazuar së fundi në Racing Santander, sipas mediave franceze dhe algjeriane, dëshiron të luajë për kombëtaren e Algjerisë, ku ka edhe rrënjët familjare. Megjithëse kryen ka kaluar të gjitha grupmoshat e kombëtares së Francës, djali i madh i legjendës franceze të futbollit, po mendon për ndryshimin e nënshtetësisë.Ky lajm u përshëndet me entuziazëm të madh në mediat algjeriane gjersa kujtojmë se familja e Zidanes ka origjinë nga Algjeria ndërsa lehtësisht mund të pajisen me dokumentet e nevojshme të këtij shteti.

Luca Zidane mendohet se ka perspektivë të madhe si portier, por nuk i është ofruar ndonjë mundësi e madhe te Los Blancos dhe babai i tij ka vendosur ta huazojë për një vit te Racingu.

Ndryshe, Zinedine Zidane ka fituar të gjitha trofetë e mundshme me kombëtaren e Francës, por edhe si lojtar dhe trajner i klubeve. 

(Kosova Sot Online )