19-vjeçari hungarez e thyen rekordin e Michael Phelps

  • 25 July 2019 - 10:19
19-vjeçari hungarez e thyen rekordin e Michael Phelps

Thuhet rekordi i 10-vjeçar i Micheal Phelps në 200 metra stil flutur në botërorin e notit që po zhvillohet në Gwangju të Kores së Jugut.

Mitin e amerikanit e zhbën 19-vjeçari hungarez, Kristof Milak, që dhuroi spektakël në ditën e katërt të turneut.

Një dekadë më parë, pra në vitin 2009, Micheal Phelps kishte regjistruar kohën 1 minutë, 51 sekonda e 51 të qindat, ndërsa në Gwangju, fenomeni “Milak” distancën prej 200 metrash e përshkoi për 78 të qindat me shpejt (1’50″73). 

Kristof Milak bëhet notari i parë i këtij mijëvjeçari që thyen një rekord botëror.

(Kosova Sot Online)