Ramadani në finale, afër medaljes në hedhjen e gjyles

  • 25 July 2019 - 10:20
Ramadani në finale, afër medaljes në hedhjen e gjyles

Muhamet Ramadani është kualifikuar në finale të garave të atletikës në disiplinën hedhje e gjyles, në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.

Ramadani hodhi gjylen 5 kilogramë në largësi 18.51 metra, që i mjaftoi për t’u kualifikuar në finale.

Në grupin e vet ai zuri vendin e parë, ndërsa në të dyja grupet doli i treti.

Sipas trajnerit të tij, Xhavit Tahiri, qëllimi i sotëm ishte vetëm kualifikimi në finale, gjë që sipas tij, ky nuk është maksimumi i Muhametit.

Ramadani do të garojë të premten në finale, ku do ta synojë medaljen. 

(Kosova Sot Online)