Zbulohen data dhe ora e El Clasico-ve mes Barcelonës dhe Real Madridit

  • 25 July 2019 - 10:35
Zbulohen data dhe ora e El Clasico-ve mes Barcelonës dhe Real Madridit

Edhe pse sezoni i ri 2019/20 në La Liga nuk fillon edhe tri javë, koha e zhvillimit të dy El Clasico-ve mes Barcelonës dhe Real Madridit është zbuluar për media.

Barcelona do të jetë nikoqire e Real Madridit në El Clasicon e parë më 27 tetor, ditë e diele në orën 16:00, në Camp Nou.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Santiago Bernabeu më 1 mars, ditë e diele në mbrëmje, 20:45.

Është normale që data dhe ora e këtyre ndeshjeve të zbulohet më herët, për shkak të interesimit të shtuar nga tifozët dhe mediat botërore.

(Kosova Sot Online)