Dy lojtarë të Realit i "gëzohen" dëmtimit të Asensio!

  • 25 July 2019 - 11:23
Dy lojtarë të Realit i

Fatkeqësia e dikujt mund të kthehet në mundësi për dikë tjetër.

Dëmtimi i Marco Asensio i hap rrugë kalimit të një nga talenteve të Real Madridit në ekipin e parë. Bëhet fjalë për Rodrygo dhe Takefusa Kubo, dy lojtarë të rinj, të regjistruar te Real Castilla, por që njëri do të ketë shansin të luajë tek ekipi i parë.

Aktualisht Reali ka vend vetëm për një lojtar me pasaportë jo evropiane, madje për këtë duhet të pritet derisa Fede Vallverede, të marrë pasaportën spanjolle.

Image
Rodrygo dhe Takefusa Kubo

Ideja e klubit madrilen është që njëri nga këto dy talente të kalojë tek ekipi i parë, për të marrë vendin e Asensio, që do të mungojë gjatë.

Kubo është i turpshëm dhe flet pak edhe pse di spanjisht, por në fushë ka treguar se i hapur dhe ndihet i lirë për të shprehur më të mirën nga vetja e tij.

Rodrygo në anën tjetër i ka dhënë sinjale pozitive trajnerit Zidane, madje goli ndaj Bayern Munich i jep shumë pikë atij. Tashmë klubi e ka në dorë, blerje në pozicionin e Asensio nuk pritet të vijnë, por njëri mes Kubo dhe Rodrygo mund të jenë me ekipin e parë.

(Kosova Sot Online)