Ylli i Realit i propozohet Milanit, lojtari perfekt për Giampaolo!

  • 25 July 2019 - 11:24
Ylli i Realit i propozohet Milanit, lojtari perfekt për Giampaolo!

James Rodriguez është një tjetër emër që ngjall interes në këto ditë të nxehta merkatoje.

Fantazisti kolumbian është shumë pranë kalimit tek Atletico Madrid, mirëpo një kthesë 360 gradë mund të ndodhë në momentin e fundit, sepse Reali nuk dëshiron të forcojë një rival direkt në Spanjë.

“Sportitalia” ka zbuluar se agjenti i tij, Jorge Mendes është takuar me drejtuesit e klubit kuqezi, me të cilët kërkon të konsolidojë marrëdhënien dhe i ka ofruar shërbimet e yllit të Realit, për të cilin duhet të paguajnë 42 milionë euro. 

James është lojtari ideal për trajnerin Giampaolo, i cili po kërkon një trekuartist dhe paratë për blerjen e tij mund të sigurohen nga shitja e Suso, i cili do dilte jashtë loje me ardhjen e kolumbianit.

Ndërkohë që alternativa për të kaluar tek Napoli ka rënë tërësisht për James, pasi De Laurentiis refuzoi të paguajë 42 mln euro direkt, duke e kërkuar fillimisht në formë huazimi.

(Kosova Sot Online)