Trondit Roma, nis bisedimet për Malcom një vjet pasi Barça ia rrëmbeu nga dora në çastet e fundit

  • 25 July 2019 - 11:36
Trondit Roma, nis bisedimet për Malcom një vjet pasi Barça ia rrëmbeu nga dora në çastet e fundit

Roma ka habitur duke nisur bisedimet për sulmuesin e Barcelonës, Malcom, një vjet pasi klubi spanjoll ia rrëmbeu nga dora brazilianin në çastet e fundit të afatit kalimtar veror.

Malcom ishte gati t’i bashkohej Romës, saqë kishte shkuar në aeroport për të fluturuar drejt kryeqytetit italian për finalizimin e marrëveshjes verën e kaluar.

Por, Barça kishte ndërhyrë duke bërë ofertë për 22-vjeçarin më pak se një orë pa u mbyllur afati kalimtar i verës. Lojtari ishte bindur dhe kishte kaluar në Camp Nou.

Drejtori sportiv i Romës në atë botë, Monchi ishte zotuar se klubi kurrë nuk do ta kërkonte më braziliani. Megjithatë, Monchi tani punon në Sevilla.

Corriere dello Sport pohon se drejtori i tanishëm i Romës, Gianluca Petrachi, ka dhënë dritën e gjelbër për mbajtjen e bisedimeve me agjentin e lojtarit, Luis Menezes, për huazimin e Malcomit me opsion për ta blerë.

Malcom nuk i përmbushi pritjet në Barçë, duke i shënuar vetëm katër gola në 22 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar. 

(Kosova Sot Online)