Kjo është e vila e pronarit të Chelsea’t në Ulqin

  • 25 July 2019 - 12:30
Kjo është e vila e pronarit të Chelsea’t në Ulqin

Pronari i klubit anglez Chelsea, Roman Abramovich, ka një vilë super luksoze në qytetin e Ulqinit.

Kjo vilë gjendet afër Ulqiinit të vjetër dhe është një ndër villat më të shtrenjta në qytetin bregdetar.

Sipas informatave nga turistët që çdo vit e vizitojnë plazhin afër vilës, thuhet se se ai këtë vilë e ka të shkruar në emrin e vëllaut të tij.

Vendasit thonë se rusi vjen çdo vit në këtë me jahtin e tij. 

Siguria në këtë vilë është shu8më e madhe dhe mund të shihet vetëm nga deti. Muret e larta ia pamundësojnë çdokujt qasjen në këtë vilë. Gjithashtu Abramovich e ka blerë edhe plazhin privat me emrin “Kristal” që ndodhet afër vilës. Kjo plazhë mund të shfrytëzohet kur rusi nuk është në vilë në të kundërt kur Abramovich viziton vilën e tij siguria rritet dhe as rrugët detare që janë afër nuk mund të afrohen shumë.

Roman Abramovich është një miliarder që pasurinë e tij e ka bërë me anë të shitjes së pasurive natyrore si gazi. Ai në vitin 2003 ka blerë klubin e Chelsea dhe që atëherë klubi ka pasur suksese të jashtëzakonshme falë investimeve të mëdha të tij.

Këto suksese kulminuan në vitin 2011 kur klubi nga Londra fitoi Ligën e Kampionëve duke mposhtur në finale klubin gjerman Bayern Munich.

(Kosova Sot Online)