Shqipëria ngritet për dy vende në renditjen e FIFA-s

  • 25 July 2019 - 13:17
Shqipëria ngritet për dy vende në renditjen e FIFA-s

Shqipëria ka përparuar për dy pozita në renditjen më të re të FIFA-s për Kombëtare, e cila u publikua sot. Kuqezinjtë gjenden në pozitën e 64-t, derisa muajin e kaluar ishin në atë të 66-të

Kombëtarja shqiptare është ngritur për dy pozita më lartë në renditjen më të re të publikuar nga FIFA- për Kombëtare sot.

Kuqezinjtë e shohin veten në pozitën e 64-t, derisa muajin e kaluar ishin në atë të 66-të.

Ata kanë 1362 pikë, njëjtë si në renditjen e muajit qershor.

Shqipëria gjendet prapa Sllovenisë dhe përpara Emirateve të Bashkuara Arabe.

Nëse arrijnë rezultate pozitive në muajin shtator në kualifikimet e Euro 2020, Kuqezinjtë mund të ngriten edhe më shumë në tabelë. 

Image

(Kosova Sot Online)