Interi nuk heq dorë nga Vidali

  • 25 July 2019 - 13:52
Interi nuk heq dorë nga Vidali

Mesfushori kilian i Barcelonës, Arturo Vidal është rikthyer në radarin e klubit italian, Interit.

Vidal dhe Antonio Conte kanë punuar për disa vite tek Juventusi, por mund të bashkohen përsëri tek një skuadër tjetër italiane.

Bëhet fjalë për Interin, ku Conte ka marr detyrën e trajnerin, ndërsa Vidal po pëlqehet nga drejtuesit e klubit. Kiliani nuk shihet pjesë e planeve të trajnerit Ernesto Valverde te Barcelona dhe Interi po e shikon me kujdes situatën. 

Sipas mediave në Spanjë, hipoteza Vidal-Inter është më e drejtë se kurrë tani në këta afat kalimtar veror.

Nerazzurrët synojnë ta marrin lojtarin në huazim, pasi mesfusha pritet të ketë disa largime si Joao Mario, Borja Valero dhe Radja Nainggolan.

(Kosova Sot Online )