Ozil sulmohet nga hajnat, Kolasinac përleshet me ta

  • 25 July 2019 - 22:36
Ozil sulmohet nga hajnat, Kolasinac përleshet me ta

Ylli i Arsenalit Mesut Ozil ka qenë viktimë e një përpjekje të tmerrshme për vjedhje të makinës në rrugët e Londrës nga një bandë me thika të motoristëve

Asi i mesfushës së Arsenalit, Mesut Ozil është sulmuar sa ishte brenda Mercedesit të tij G Class 4×4.

Por derisa hajnat ishin në makinën e tij, shoku i Ozil edhe në skuadrën e Arsenalit, Sead Kolasinac – i njohur me nofkën “tenka” nga fansat – ka dalë nga makina dhe në mënyrë të guximshme është përleshur me hajnat që kishin sulmuar makinën e Ozil afër një restoranti.

Dëshmitarët thonë se ylli i Gunners që fiton 300 mijë funte në javë, është tmerruar nga ky rast.

Kamerierët dhe kuzhinieret e restorantit kanë vrapuar për ti dalë në ndihmë dy yjeve të futbollit pasi që banda e motoristëve nuk ishin duar thatë.

Ozili është strehuar brenda restorantit turk, Likya.

Asnjëri prej yjeve të skuadrës nga Londra Veriore nuk janë lënduar gjatë incidentit dhe nuk kanë kërkuar ndihmë në spital.

“Ozil është dukur absolutisht i tmerruar dhe se të gjithë do të ishin nëse dikush do ti sulmonte ata me thika”, ka thënë një dëshmitar për MailOnline që e ka parë këtë rast.

“Ai vraponte për ta shpëtuar jetën e tij. Madje është dashur ta bëj këtë. E pashë atë duke hyrë në restorant derisa djemtë e motoçikletave e ndiqnin”.

“Ata nuk kanë larguar helmetat nga koka dhe ishin të veshur në të zeza, kishin të veshur më trash pavarësisht motit të nxehtë. Ata kanë qëndruar jashtë”.

“Zoti e di çfarë do të ndodhte nëse ata nuk do të kapeshin. Me dukej sikurse ata e kishin të qartë çfarë do të bënin”.

“Me të dal jashtë stafi i restorantit, nga dera dhe dritaret, ata janë larguar”.

Ai thotë se makina 100 000 funte e stolisur me arë mbeti në mes të rrugës me derën e shoferit të hapur.

Policia kishte arritur në rrugë dhe kishte bllokuar lagjen dhe janë në kërkim të bandës së skuterëve.

Sulmi kundër futbollistëve ka ndodhur në rrugën Golders Green në Londrën Veriore.

Ozil dhe Kolasinac janë rikthyer në Londër një ditë më parë pas një turneu të suksesshëm parasezonal në Amerikë.

Të dy kanë dhënë deklaratat në polici para se të lirohen.

Zëdhënësi i Arsenalit ka konfirmuar që dy futbollistët ishin pre e një sulmi për t’ia vjedhur veturën Ozilit.

“Ne kemi kontaktuar me të dy lojtarët dhe ata janë mirë”.

Ozil është figura e vetme publike që është sulmuar nga një bande me thika në Londër.

Pre e një sulmi të tillë para disa dite ishte edhe humoristi Michael McIntyre, i cili ishte detyruar t’ia jap orën e shtrenjtë një bande të armatosur.

(Kosova Sot Online)