Bekim Balaj bëhet me skuadër të re

  • 26 July 2019 - 11:01
Bekim Balaj bëhet me skuadër të re

Pasi nuk rinovoi me Akhmat Grozny në Rusi, Bekim Balaj gjen skuadër.

Në fshehtësi totale, ditën e enjte ka udhëtuar drejt Austrisë dhe ka kryer vizitat mjekësore dhe janë dashur disa orë deri sa të përfundojë “check up” i plotë, bashkë me rezonancën manjetike për të marrë “ok” dhe për të hedhur më pas firmën mbi kontratë.

Shkodrani do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin austriak, te ekipi i Sturm Graz, ku sipas asaj që ka mësuar “Telesport” do të firmosë për 2 vite me mundësi për të rinovuar.

Një goditje me parametra zero nga ekipi austriak.

(Kosova Sot Online)