Reali e huazon mbrojtësin e tij në Premierligë

  • 26 July 2019 - 11:35
Reali e huazon mbrojtësin e tij në Premierligë

Real Madridi ka vendosur ta huazojë mbrojtësin e vetë, Jesus Vallejo në Wolverhampton pasi futbollisti nuk do të kishte hapësira të mjaftueshme në “Santiago Bernabeu” sezonin e ardhshëm

Real Madridi bëri përforcime të shumta gjatë kësaj vere duke i shpenzuar mbi 300 milionë euro, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, tash “Los Blancos” po mendojnë edhe për “pastrimin” e ekipit.

Gjiganti spanjoll e ka huazuar mbrojtësin Jesus Vallejo për një sezon në klubin nga Premierliga, Wolverhampton.

Lajmin e ka bërë të ditur “Birmingham Mail”.

Qendërmbrojtësi i kishte zhvilluar vetëm katër ndeshje me Real Madridin gjatë sezonit të kaluar, ndërsa në “West Midlands” do të ketë më shumë hapësira gjatë sezonit të ardhshëm.

Nëse e tregon veten në Premierligë, Vallejo mund të kthehet pas një viti në Madrid për të kërkuar më shumë hapësira në skuadrën e Zinedine Zidanet.

Image

(Kosova Sot Online)