Zidane: Nuk e kërkova unë shitjen e Jamesit

  • 26 July 2019 - 12:34
Zidane: Nuk e kërkova unë shitjen e Jamesit

Trajneri Zinedine Zidane e ka zbuluar situatën e James Rodriguezit, i cili do të largohet gjatë kësaj vere nga Real Madridi, ku u kthye nga huazimi në Bayern Munich

Zinedine Zidane insiston se nuk ishte ai që e kërkoi shitjen e James Rodriguezit.

Ylli kolumbian u rikthye gjatë kësaj vere në Santiago Bernabeu pas huazimit që e kaloi në Bayern Munich.

Mirëpo, me t’u rikthyer në Santiago Bernabeu iu bë e qartë se nuk bën pjesë në planet e klubit madrilen.

Të gjithë e drejtonin gishtin kah trajneri Zidane kur bëhej fjalë për largimin e ish-futbollistin e Portos dhe Monacos.

Mirëpo, francezi ka zbuluar gjithçka në konferencë për shtyp.

“Fakti se James nuk bën pjesë në planet e klubit është një vendim i klubit. Prandaj, për këtë duhet ta pyesni klubin e jo mua”, ka thënë Zidane kur u pyet për futbollistin.

James po kërkohet me ngulm nga Atletico Madridi, ndërsa në Itali më së shumti e do Napoli. 

(Kosova Sot Online )