Kosova merr ftesë për pjesëmarrje në Olimpiadën “Tokyo 2020”

  • 26 July 2019 - 14:01
Kosova merr ftesë për pjesëmarrje në Olimpiadën “Tokyo 2020”

Komiteti Olimpik i Kosovës sot e ka pranuar ftesën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Për Kosovën, “Tokio 2020” do të jenë Lojërat e dyta Olimpike, në të cilat po ashtu synon medaljen.

Në “Rio 2016”, ekipi kosovar Olimpik debutoi me medaljen e arit të fituar nga kampionia dhe heroina jonë, Majlinda Kelmendi.

Kosova pritet të marrë pjesë në Olimpiadën e ardhshme me më shumë se 10 garues, prej tyre 5-6 me norma dhe të tjerët me ftesa.

Image

(Kosova Sot Online)