Zbulohet arsyeja përse dështoi transferimi i De Ligtit në Barcelonë!

  • 26 July 2019 - 15:52
Zbulohet arsyeja përse dështoi transferimi i De Ligtit në Barcelonë!

Mediat spanjolle shkruajnë se kërkesat e larta ekonomike kanë bërë që të dështonte transferimi i Matthijs De Ligtit në Barcelonë javë më parë

Matthijs De Ligt është futbollist i ri i Juventusit qe më 10 ditë.

Bianconeri, për ta transferuar 19 vjeçarin u desh ta mposhtnin konkurrencën e Barcelonës, duke ia paguar Ajaxit 75 milionë euro.

Dhe, sipas të së përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, Blaugrana ishin tërhequr për shkak të kërkesave të larta ekonomike të futbollistit: De Ligt kishte kërkuar të paguhej më shumë se Gerard Pique apo Jordi Alba, dy lojtarët e rëndësishëm të ekipit të Ernesto Valverdes.

Me një kontratë pesëvjeçare, të cilën De Lift e nënshkroi me Juventusin, ai do të paguhet 7,5 milionë euro në vit, mirëpo ato mund të bëhen në 12 milionë në bazë të bonuseve.

Holandezi, kështu është futbollisti më i paguar në Juventus, natyrisht pas Cristiano Ronaldos.

(Kosova Sot Online)