Juventusi barazon me Team-K League

  • 26 korrik 2019 - 16:03
Juventusi barazon me Team-K League

Juventusi ka barazuar me rezultat 3:3 në ndeshjen miqësore të cilën e zhvilloi me seleksionin e kampionatit korean, Team-K League.

Bianconeri ishin në disavantazh prej 1:3, por në fund ia dolën të barazonin, në ndeshjen ku trajneri Mauricio Sarri e la në bankinë Cristiano Ronaldon.

Për kampionin italian, golat i shënuan Muratore, Matuidi e Pereira, kurse për skuadrën kundërshtarë shënuan Osmar, Cesingha e Taggart.

Miqësorja e zhvilluar në “World Cup Stadium” të Seulit ishte e treta për Bianconeri, pas miqësoreve që i zhvilloi në International Champions Cup kundër Tottenhamit dhe Interit.

Edhe në këtë ndeshje, trajneri Sarri e pati mundësinë t’i provojë disa lojtarë të rinj.


(Kosova Sot Online)