Neymar përçan Perezin me Zidane’in

  • 26 korrik 2019 - 16:39
Neymar përçan Perezin me Zidane’in

Ylli i Paris Saint Germain (PSG), sulmuesi Neymar është bërë shkak për një përçarje në mes të presidentit Florentino Perez dhe menaxherit, Zinedine Zidane

Siç shkruan Sport, 27 vjeçari nuk dëshiron të qëndrojë më në klubin e tij aktual dhe dëshiron që të largohen, por ai preferon Barcelonën si destinacion të ardhshëm të tij.

Gjigantët katalunas, megjithatë, nuk janë në pozitë të mirë për ta kthyer ish sulmuesin e tyre në klub, aq më pak pas nënshkrimit që bën më Antoine Griezmann nga Atletico Madridi për 120 milionë euro.

Kështu, Perez, i cili është një adhurues i madh i brazilianit, dëshuiron që të bëj një lëvizje dhe të nënshkruaj me lojtarin, i cili sipas tij do të sillte të ardhura në marketing për klubin sidomos pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Në anën tjetër, sipas kësaj media, Zidane nuk parapëlqen një lëvizje të tillë derisa ai beson se transferim ë i ri, Eden Hazard është lojtari ideal që do ta zërë vendin e ish sulmuesit të Manchester United. 

(Kosova Sot Online)