Nëse Milinkovic-Savic kalon në United, Pogba sigurt do të largohet

  • 26 korrik 2019 - 18:15
Nëse Milinkovic-Savic kalon në United, Pogba sigurt do të largohet

Spekulimet për të ardhmen e Paul Pogbas në Manchester United vetëm sa por rriten, sidomos kur tani po pritet që në skuadrën angleze të transferohet mesfushori serb, Sergej Milinkovic-Savic

Sipas Tuttosport, fituesi i Botërorit me Francën është duke insistuar për të larguar nga Manchesteri, ndërkaq destinacion i mundshëm i tij është ose Juventusi ose Real Madridi.

Por, që të ndodh kjo mbetet të shihet ditët e ardhshme.

Të enjten u raportuar që Milinkovic-Savic ishte në Old Trafford dhe kishte takuar përfaqësuesit e United bashkë me agjentin e tij.

Në ditët në vazhdim, siç shkruan media italiane, pritet që të finalizohet marrëveshje me gjigantët e Premier Ligës që do të paguajnë 75 milionë euro për serbin në arkat e Lazios. 

(Kosova Sot Online)