Federata merr vendim – ndeshjet vetëm të shtunën dhe të dielën

  • 26 korrik 2019 - 19:16
Federata merr vendim – ndeshjet vetëm të shtunën dhe të dielën

Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) bashkë me komisionin e garave ka vendosur që ndeshjet e ligës mund të luhen vetëm të shtunën dhe të dielën, përveçse atëherë kur RFEF bën ndryshime. Në fakt, oraret për t’u përshtatur me këtë ndryshim tashmë kanë ndryshuar  

Masa është, për momentin, më shumë formale se sa praktike: LaLiga tashmë ka ri-aranzhuar sistemin e tyre të rregullt për ndarjen e arbitrave, i cili, me disa masa të thjeshta parandaluese (që do të merren në gjysmën e parë të gushtit), mund të kthejnë orarin në atë që ishte më parë.

Por, tani do të jetë pothuajse e sigurt se nuk do të këtë ndeshje as të premten apo të hënën në tri ndeshjet e para. Masa mund të këtë ndikime në shumë operator televiziv në botë, të cilët kanë transmetuar live shumicën e ndeshjeve të hënave dhe të premteve, e që tani nuk e dinë çfarë do të ndodh. Kompensimi që ata do ta merrnin, nëse është e mundshme, do të kishte një kosto shumë të lartë.

Megjithatë, cili do të jetë ndryshimi i vërtetë varët në pikëpamjet e dy palëve –RFEF dhe LaLiga- të cilat kanë një sistem të ndarjes se ndeshjeve në javët e para të gushtit dhe kështu ta zgjidhin këtë problem. Nga ky takim me arbitra, brenda periudhës që zgjaste brenda tri ditëve në një javë, do të vendoset se kur do të lejohen ndeshje të hënën apo të premten.

Në fund, LaLiga mund të ankohet për të gjetur një zgjidhje në Këshillin e Lartë Sportiv, ashtu sikurse kishte bërë me një ankesë në Gjykatën Administrative. 


(Kosova Sot Online)