Milan, 11 milionë për mbrojtësin e Flamengos

  • 26 July 2019 - 19:58
Milan, 11 milionë për mbrojtësin e Flamengos

Milan janë rrugës për të nënshkruar me mbrojtësin Leo Duarte nga Flamengo për 11 milionë euro, të cilin po ashtu e kërkon edhe Roma

Sipas Il Tempo, mbrojtësi 23 vjeçar është shumë afër për ta siguruar transferin te skuadra e San Siros.

Ai po ashtu është duke u përcjell nga Roma javëve të fundit, por mbetët të shihet nëse Milan do të arrin që ta sigurojë një marrëveshje me të.

Besohet se Kuqezinjtë do të paguajnë rreth 11 milionë euro për mbrojtësin që është zhvilluar nga akademia e të rinjve e Flamengos.

Duarte ka luajtur në 60 ndeshje garuese për Flamengon, duke shënuar dy gola dhe ka marrë vetëm 10 kartona të verdhë. 


(Kosova Sot Online)