Vetëm në këtë rast Tottenham mund ta transferojë Dybalan

  • 26 korrik 2019 - 20:45
Vetëm në këtë rast Tottenham mund ta transferojë Dybalan

Gjiganti i Premier Ligës, Tottenham Hotspur raportohet se mund ta transferojë Paulo Dybala nga Juventus për vetëm me një kusht këtë verë

Argjentinasi është lidhur shumë me një kalim te Spurs gjatë javës, pavarësisht se për të ka interes edhe nga Manchester United, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain.

Sipas Sky Sports në Angli, Spurs do të mund të nënshkruajnë me Dybala nëse e shesin Christian Eriksen dhe Danny Rose gjatë kësaj vere.

Kjo do ti mundësonte Spurs që të kenë fonde dhe ti jepej më shumë hapësirë Dybalas në formacion.


(Kosova Sot Online)