Sarri pushon Ronaldon, “është lodhur”

  • 26 July 2019 - 21:42
Sarri pushon Ronaldon, “është lodhur”

Sulmuesi nuk ka luajtur sot në barazimit 3-3 të Juves kundër Team K në një ndeshje miqësore që u zhvillua në Seul të Koresë Jugore

Maurizio Sarri ka konfirmuar se Ronaldo ishte jashtë skuadrës së Juventusit në Team K  në Seul sonte për shkak se ndihej i lidhur.

Ronaldo nuk është paraqitur fare në barazimin e Juves 3-3 edhe pse Sarri kishte vënë në fushë një skuadër të fortë.

“Ne ju kemi dhënë hapësirë disa lojtarëve të rinj të cilët janë më gati për lojë. Ronaldo ishte i lodhur, kështu që vendosëm ta pushojmë”, tha Sarri në konferencë për media.

“Ronaldo pritej të luante, por ai nuk ishte gati 100 për qind për shkak të një lodhje muskulore. Fola me Andrean dhe Ronaldon para ndeshjes dhe ne erdhëm në përfundim që më se miri për të është të pushoj”.

“Tani kemi 10 ditë pa ndeshje, kështu që do të fokusohemi për t’u përgatitur më mirë për të stërvitur”, ka thënë Sarri. 

(Kosova Sot Online)