Napoli, mbetet në garë për Jamesin

  • 26 July 2019 - 22:12
Napoli, mbetet në garë për Jamesin

Carlo Ancelotti nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të nënshkruar me plejmejkerin e Real Madridit, edhe nëse ata shpenzojnë 80 milionë për sulmuesin anësorë të Lille

Napoli do të përpiqet që të nënshkruaj me plejmejkerin e Real Madridit, James Rodriguez edhe nëse ata nënshkruajnë për një shifër rekord me sulmuesin anësor të Lille, Nicolas Pepe.

Burime të mirëkonfirmuara i kanë thënë Goal se të premten Carlo Anceloti ishte njëri prej menaxherëve më të zënë dhe marrëveshje për Pepen u konfirmua edhe nga Lille për 80 milionë euro. Tashmë është në duar të Napolit nënshkrimi me lojtarin i cili ka refuzuar pagën nga Napoli.

Sigurisht, ky do të ishte një rekord dyfish më i madh i këtij klubi – pasi kishin dhënë 40 milionë euro për të nënshkruar me Gonzalo Higuain nga Real Madridi para gjashtë viteve.

Por, derisa transferi i James është komplikuar nga interesi i Atletico Madrid, skuadra nga Serie A mbetet ende në garë për të marrë shërbimet e tij.

“Real Madrid dëshiron ta shet atë dhe ne e duam”, kishte konfirmuar Ancelotti në një konferencë për shtyp të enjten. “Ai është njëri nga lojtarët që na intereson”.

(Kosova Sot Online)