Atletico Madridi e turpëron 7:3 Real Madridin, Costa i shënon 4 gola dhe përjashtohet nga loja

  • 27 July 2019 - 08:26
Atletico Madridi e turpëron 7:3 Real Madridin, Costa i shënon 4 gola dhe përjashtohet nga loja

Diego Costa i shënoi katër gola duke i ndihmuar Atletico Madridit ta turpërojë 7:3 rivalin e qytetit Real Madridin, në një paraqitje të jashtëzakonshme në Internacional Champions Cup.

Atletico nuk tregoi aspak mëshirë në miqësoren e zhvilluar të premten mbrëma në New Jersey, ku djelmoshat e Diego Simeones udhëhoqën 5:0 në pjesën e parë falë het-trikut të Costas.

Blerja rekorde e klubit (126 milionë euro), Joao Felix, e realizoi golin e parë për Atleticon që prej mbërritjes nga Benfica këtë afat kalimtar.

Felix dhe Costa formuan një partneritet vrastar për skuadrën e Zinedine Zidane në sulmin e Simeones.

Talenti portugez asistoi për sulmuesin spanjoll, i cili e kaloi Atleticon në epërsi në minutën e parë të ndeshjes, para se Felix ta dyfishonte epërsinë vetëm shtatë minuta më vonë.

Njëzet minuta brenda takimit, i futur në lojë në vend të Alvaro Moratas në fillim të takimit, shënoi për 3:0.

Costa shënoi edhe dy herë (28’, 45’) për ta kompletuar het-trikun dhe një pjesë të parë shkatërruese.

Ai ishte i pandalshëm dhe shënoi prapë në minutën e 51-të, para se Dani Carvajal ta realizonte golin e parë për skuadrën e Zidane në këtë takim.

Por, 25 minuta para fundit, Costa dhe Carvajal u përleshen dhe si pasojë u përjashtuan nga loja me kartonë të kuq.

Vitolo e shënoi golin e shtatë për Atleticon 20 minuta para fundit, para se Karim Benzema dhe Javier Sanchez të shënonin dy herë për Realin në dhjetë minutat e fundit, por pa mundur ta zbehin turpërimin, pasi Atletico Madridi fitoi 7:3 në fund. 

(Kosova Sot Online )