Dzeko mbetet në Romë

  • 27 July 2019 - 08:54
Dzeko mbetet në Romë

Synimi i Interit, Edin Dzeko, jo vetëm që do të mundë të qëndrojë në Romë këtë verë, por ai pritet edhe të nënshkruajë kontratë të re me klubin nga kryeqyteti italian, sipas Sky Sport Italia.

Dzeko është kërkuar vazhdimisht nga Interi gjatë kësaj vere, si njëri nga dy sulmuesit, bashkë me Romelu Lukakun, e kërkuar për sulmin zikaltër nga trajneri i ri Antonio Conte.

Megjithatë, Interi ende nuk e ka plotësuar kërkesën e Romës, që është 20 milionë euro për ta lëshuar Dzekon.

Sipas Sky, trajneri i ri i Romës, Paulo Fonseca, është mahnitur me punën e sulmuesit boshnjak gjatë fillimit të tij në kryeqytetin italian dhe e sheh 33-vjeçarin si lojtar të rëndësishëm.

Duke e pasur këtë në mendje, transmetuesi italian beson se Roma do t’i ofrojë marrëveshje të re Dzekos nëse nuk arrin marrëveshje me Interin.

(Kosova Sot Online )