Eto’o: Hazardi është afër nivelit të Messit

  • 27 July 2019 - 10:03
Eto’o: Hazardi është afër nivelit të Messit

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Barcelonës, Samuel Eto’o beson se Eden Hazard është afër nivelit të Lionel Messit.

Eto’o, i njohur më mirë për kohën e tij në Camp Nou sesa në kryeqytetin spanjoll, beson se sulmuesi belg do ta fitoj Topin e Artë me Real Madridin.

“Hazardi duhet ta fitojë Topin e Artë”, tha Eto’o për Radio Marca.

“Ai nuk është vlerësuar mjaftueshëm por tani që ai është në njërin prej klubeve më të mira në botë, e gjithë vëmendja është te ai”, shtoi ai.

“Ai është afër nivelit të Messit dhe shpresoj që ai të mos jetë 100 i gatshëm kur të luajë kundër Barcelonës”, theksoi Eto’o.

Ish-përfaqësuesi i Kamerunit i komentoi edhe thashethemet për kthimin e Neymarit në Barçë.

“Nëse ai kthehet në shtëpi, atëherë do t’i bëjë mirë projektit dhe të ardhmes”, nënvizoi ai. 

(Kosova Sot Online )